Ilir Meta, thirrje Prokurorisë: Hetoni sulmet kibernetike në vend!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për sulmet kibernetike në vend.

 

Ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe rivendosur besimin e qytetarëve. Ishte Rama që mbështeti përmes kapjes së drejtësisë këtë proces kriminal për të përmbysur zgjedhjet e 25 prilli. Në dhjetor u hakëruan të dhënat e administratës dhe bizneseve, dolën të dhënat e qytetarëve, targat e makinave të individëve dhe kompanive. Më pas u hakërua E-Albania dhe të dhënat u nxorën në shitje. Është goditur sistemi i policisë së Shtetit. Është bllokuar sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, është goditur dhe sistemi AMDAS i policisë që përbën trurin në bazën dhe luftën kundër krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë hakëruar edhe kamerat e policisë. Ju kujtoj që Rama duke e ditur këtë situatë, pasi është informuar , në 6 maj kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve në e-albania gjë që u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe bankat e tjera. Kjo kërkesë e çuditshme e Ramës vinte pas goditjeve të ndodhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria duhet të bëjë një hetim serioz në lidhje me menaxhimin e të dhënave dhe për veprimet e çdo institucioni që kanë sjellë këtë situatë të papranueshme. Cenimi ka ndodhur në vijimësi dhe për gjithë këtë kohë Edi Rama ka gënjyer dhe vazhdon të gënjejë“, tha Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?