Ilir Meta thumbon Ramën sot në LSI
Ilir Meta para komitetit drejtues të LSI-së ka shigjetuar Ramën dhe PS-në. “Unë sot jam krenar që askush në partinë time nuk ka gojë të thotë se unë kam paguar lek për të qenë i pari, i dyti apo i treti në listë”- tha Meta.
Kjo deklaratë e tij nuk vjen krejt rastësisht, pasi mjafton të kujtojmë së fundmi pohimet e deputetit “kaubojs”, Eduart Ndocaj, se kishte paguar rreth 500 mijë euro për të zënë një vend në listat e PS-së në Lezhë. Këtë gjë kaubosji e ka permendur edhe tek emisionet televizive ku ka dalë. Edhe më herët në publik ka pasur akuza ndaj Ramës se njerëzit që fuste në lista për deputetë paguanin qindra mijëra euro.
Por Ilir Meta nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka lëshuar edhe një tjetër “thumb” për “vëllain-armik”, Edi Rama, kur ka folur për sulmet, për të dëmtuar imazhin e LSI-së si parti të lidhur me korrupsionin e lartë në administratën publike.
“Ka përpjekje për të dëmtuar imazhin e LSI në mënyrë të padrejtë për arsye politike. Përgjigja jonë ndaj gjithë atyre që janë të shqetësuar për rritjen e LSI-së është trasnparencë maksimale dhe në çdo gjë. Goditje pa mëshirë ndaj korrupsionit dhe në radhë të parë kur këto shfaqen tek përfaqësues të LSI”,- u shpreh kryeparlamentari.
Më herët gjatë ditës Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Ndërkohë Edi Rama po udhëton sot për në Kinë në një vizitë të pa lajmëruar.
KOHA JONË SONDAZH

