Ilir Meta transferohet sot nga qelia në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve  kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se në SPAK do të jetë i pranishëm ai si mbrojtës si dhe vetë ish-presidenti Ilir Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.

Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?