FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta u jep zgjidhje njerëzve që kanë probleme me Autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara

Nga Ilir Meta-

Zgjidhja e problemeve shumë të ndjeshme, që lidhen me Autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara nuk pret më.

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Partia e Lirisë vjen me 6⃣ propozime konkrete për mbështetjen dhe ndihmën për fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Dyfishimi i pagesës mujore, si për Personat me Aftësi të Kufizuara, ashtu edhe për personat që kujdesen për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Rimbursim për barnat që do të jepen nga mjeku për Personat me Aftësi të Kufizuara duke hequr kështu një barrë dhe kosto të lartë për familjet.

3. Njohja e kujdestarisë dhe e vjetërsisë në punë për personat që kujdesen për të gjitha kategoritë e Personave me Aftësi të Kufizuara.

4. Krijimi i infrastrukturës së nevojshme në kopshte dhe shkolla për fëmijët me çrregullime të spektrit autik duke ofruar mjedise mësimore gjithëpërfshirëse dhe efektive.

5. Shtimi i mësuesve mbështetës dhe specialistëve të dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara për të arritur raportin 1 mësues mbështetës/specialist të dedikuar për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara.

6. Ndërtimi dhe shtimi i qendrave të dedikuara vetëm për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku të bëhet, jo vetëm trajtimi i tyre por edhe diagnostikimi më i hershëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?