Ilir Meta uron Javën e Familjes me videon e Vjosa Osmanit

Ilir Meta ka uruar gratë për Ditën Ndërkombëtare të Nënës me një video të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe dy vajzave të saj.

“Të dashur miq,
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Nënës dhe në nisje të Javës së Familjes nuk mund të gjeja një mesazh urimi më të bukur për ju dhe të gjitha nënat shqiptare, se sa teksti i këngës “Dhurata” të Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, të interpretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe dy vajzat e saj të mrekullueshme!
Të mbrojmë Familjen dhe vlerat e saj më të çmuara”, shkruan Ilir Meta në një postim në Facebook.

SHKARKO APP