Ilir Meta: Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt ia kemi dorëzuar këtë tokë?!
Nga Ilir Meta, kryetar i PL
Një apel i fuqishëm dhe mesazhe të mençura të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë që na ftojnë të gjithëve për reflektim për tragjedinë e pashembullt të shpopullimit të qëllimshëm përmes një axhende antikombëtare që po rrezikon seriozisht ekzistencën tonë:
‼️”Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim:
👉 Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë❓
👉 Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë❓
👉Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi❓
👉E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë❓
‼️”Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë.
‼️”Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”.
Mirënjohje Kishës Katolike dhe të gjithë klerit shqiptar për vizionin patriotik dhe kombëtar.
Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve
Të bashkohemi kundër shpopullimit!