Meta: Absdurde të shkohet në Referendum apo në zgjedhje

Ilir Meta pas mbledhjes së kryesisë së LSI foli se forca e tij politike është gati për të votuar çdo model të Reformes në Drejtësi sipas Komisionit të Venecias e ku duhet patjetër mirëkuptimi dhe rënia dakort  me opozitën, pasi kjo reformë i duhet Shqipërisë edhe për 100 vitet e ardhshme e jo vetëm për pak vite.

Ai ishte i prerë kur tha se nuk ka asnjë logjikë e arësye të shkohet në Referendum për një nen i cili mund të zgjidhet me bisedime mes palëve. As në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të krijohen pretekste për të shkuar gjoja për Reformën, pasi LSI mbetet stoike që të gjenden rrugët e komunikimit me opozitën për të miratuar Reformën në Drejtësi. Nëse dikush kërkon të gjejë pretekst për të shkuar në Referendum kur dihet se ne si mazhorancë e kemi të fituar votën atëhere me sa duket ka pretekste të tjera që të testohet elektorati për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare e kjo nuk është në favor të stabilitetit të vendit.

“Është absurde të shkohet në referendum për reformën në drejtësi vetëm për shkak se opozita kërkon një të drejtë të saj”, u shpreh Ilir Meta pas mbledhjes së kryesisë së LSI. “Është absurde të shkohet edhe në zgjedhje të parakohshme”, tha ia duke kërkuar që të mos “ngatërrohet reforma me zgjedhjet”. Për zgjedhje të parakohshme nëse nuk miratohet reforma kanë folur disa zëra të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa idenë e referendumit e ka hedhur së pari kryeministri Rama. Meta tha se referendumi ka kuptim vetëm në rast se PD nuk i qëndron angazhimit të saj se ka vetëm një cështje për të cilën nuk bie dakord, por nxjerr pretekste të tjera. “Atëherë ne kemi për detyrë të shkojnë në paralament dhe për t’i dhënë më shumë legjitimitet të shkojmë në referendum”, tha Meta, duke theksuar edhe njëherë se nuk do të pranojë miratim të reformës me vota të trafikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i habitur, jam i çuditur që kjo cështje nuk është zgjidhur më përpara. Dhe kërkoj që kjo cështje të zgjidhet. Sepse nuk e ka Shqipëria luksin të miratojë një reformë pa opozitën nëse opozita është e sinqertë në kërkesën e saj”, duke i dhënë një tjetër mesazh kryeministrit Rama dhe duke e ngarkuar njëkohësisht atë me përgjegjësi politike për dështimin në gjetjen e një kompromisi me opozitën.

LSI po insiston që të bisedohet me opozitën për të gjetur patjetër mirëkuptim për Reformën sipas Komisionit të Venecias. Nëse synimi i opozitës që përveç këtij neni, i cili po debatohet, ka edhe kerkesa të tjera atëhere duket se nuk janë të sinqertë.

Në fund Ilir Meta tha se nga ky moment për Reformën në Drejtësi do të flasë si kryetar Parlamenti e jo si kryetar i LSI, pasi kryesia e partisë ka autorizuar Petrit Vasilin të ketë mandat politik për negociata.

Duket se një pragfortune po fillon në Kupolë, por nuk dihet se deri ku është fortësia e dallgës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?