‘Imsi Catcher’ në burgun 302, ish-Drejtori i Burgjeve, Zoto: Nuk flas, ka një hetim për këtë
Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimit ‘Imsi Catcher’ ka thirrur sot në cilësinë e dëshmitarit Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani.
Kopani tha se kishte dëgjuar në media për këtë pajisje dhe se nuk kishte informacione të tjera.
Drejtori i Burgjeve u ngacmua dhe nga kryetari i Komisionit, Flamur Noka, i cili e pyeti disa herë nëse Kopani që nga dita që emëruar nuk kishte hasur pajisjen IMSI Catcher në burgje. Në atë moment ndërhyri edhe Paulin Stërkaj, i cili tha se Miklovan Kopani kishte dhënë një përgjigje dhe se nuk ishte prokuror që të dijë nëse prokuroria ka sekuestrua apo jo këto praktika.
Pas tij, Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ishte i pranishëm ditën e sotme në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor, ku diskutohet për pajisjen IMSI Catcher, e cila dyshohet se është futur në burgun 302.
Flamur Noka i është referuar një dokumenti të denoncuar edhe më parë nga ish-kryeministri Berisha, sipas të cilit në territorin e Burgut 302, është futur një makinë me aparatin e përgjimit IMSI Cathcer, me porosi të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me pretekst matjen e ndotjes së ajrit.
Ngjarja ka ndodhur në datë 12.6.2015, ku sipas dokumentit makina me targë AA380 BD e drejtuar nga Entiol Xhelili, ka hyrë në territorin e burgut.
I pyetur gjatë seancës në Komisionin Hetimor, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, ka mohuar të ketë dijeni për futjen e pajisjes. Sakaq, ai ka mohuar faktin se kjo gjë mund t’i jetë kërkuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Dokumenti i “Imsi catcher” në burg

Diskutimi
Noka: Keni dijeni se është futur një pajisje të dyshimta në burgje?
Kopani: Siç kam dëgjuar në media, kam mësuar se janë futur pajisje të tilla.
Noka: Pra ju keni dijeni…
Stërkaj: Po tani ti e kupton që ai po thotë siç kam dëgjuar në media
Noka: Për cfarë keni dëgjuar ju se janë futur pajisje të tilla
Kopani: Në media kam lexuar se jo për cilësinë e ajrit, lagështirës
Noka: Kuptohet ju jeni i ri në detyrë por na dhe informacione të nevojshme
Stërkaj: E kuptoni çfarë po thoni apo jo?
Noka: Tha që ka dijeni për dosje ku flitet për pajisje përgjimi. Mund të largoheni, jeni i lirë z Kopani.

Thirret të dëshmojë ish Drejtori i Burgut, Artur Zotaj
Noka: Keni dijeni për Imsi Catcher dhe për punonjësin Eltjon Xhelilaj?
Zoto: Ka një hetim për këtë cështje
Noka: Mos na tregoni hetimin tani
Zoto: Sipas Kodit Penal, nëse një cështje është në hetim, nuk mund të flas
Dogjani: A keni pasur komunikim me ministrin e Brendshëm në mënyrë shoqërore për të futur brenda një pajisje të tillë? Po Gëzim Gjonin e ke marrë në telefon në mesantë?
Zoto: Asnjë komunikim për këtë cështje, Hapni dhe tabulatet për ministrin apo ndokën tjetër. Jo as më Gjonin.
Dogjani: Nuk thashë keni komunikuar me ministrin në telefon?
Zoto: Gjatë kohës që kam qenë në detyrë nuk kam pasur asnjë komunikim apo takim me ministrin.
Dogjani: Unë e kam të sigurtë që ju keni komunikuar me punonjësin gëzim Gjoni, edhe që ua ka kërkuar ministri i Brendshëm. Kërkoj që Gëzim Gjoni të përfshihet në listën e dëshmitarëve, pasi ai ka mbajtur shënim në regjistër këtë urdhër që i është dhënë.

KOHA JONË SONDAZH

