Inaugurohet “Turbina”, Rama: Ata që s’dinë çfarë thonë, ça gjera i kemi bërë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Teatrit “Turbina”, deklaroi se tashmë kjo godinë i është kthyer artistëve. Ai theksoi se tashmë në këtë godinë do të ketë dy salla, ndërsa shtoi se tjetër realizim i tillë është në rrugë të vështirë.

“Teatri Kombëtar është në ndërtim rrënjësor. Mjafton të shohësh Teatrin, Muzeun, që ende nuk është vënë dorë për t’u ndjerë mirë. Por janë mjaftë që gojtoret e shqyera të baltës të qepen. Të më falni edhe pak, që përpara se të hapen dyert e kësaj skene se pyetja e vërtetë që duhet bërë nëse duhet të ruhet ngrehina absurde e teatrit? Jo nuk është kjo pyetja e vërtetë dhe nuk ka asnjë sens që ta kërkojnë aktoret. Ata s’kanë se si të marrin të drejtën e vendimmarrjes për ruajtjen e godinës së re apo të ruaj të vjetrën. Ajo nuk është pronë private, por mjedis i publikut. I takon vendimmarrëseve të votuar nga qytetarët, që të marrin vendimin. Të flitet për godina s’janë aktorët, e regjisorët, por arkitektet dhe ndërtuesit. S’ka debat a duhet apo s’duhet. Godina e Teatrit Kombëtar mund të jetë dhe mund të mos jetë pjesë e historisë së teatrit. Në rastin tonë nuk është”, tha Rama.

Ndërsa për “Turbinën”, kryeministri deklaroi se “Turbina” është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kjo qendër do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projektet e tij.

perurorhet-turbina
“Ishte një kohë jo shumë e lartët, fare e afërt, vetëm 4 vjet më parë, kur mbi truallin shtetëror kishte rënë perdja e braktisjes. Pas saj zhdukeshin koka, piktura, e objekte të veçanta dhe zgjeroheshin faqet e mykut. Teksa qeveritë iknin dhe vinin duke i anashkaluar përherë, sallat i ngjanin varrezat. Ne s’kemi bërë çudi, por ça gjera i kemi bërë. Duan, s’duan ata që dinë çfarë nuk duan dhe s’dinë çfarë thonë”, tha Rama.

SHKARKO APP