Inceneratorët, Rama: Sukses i qeverisë. Procedura nuk ka pasur dhe nuk ka kontestim
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ”Zonë e Lirë”, ndër të tjera ka folur për inceneratorët, duke u shprehur se ato janë sukses i qeverisë. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe se procedura për inceneratorët nuk ka pasur dhe nuk ka kontestim.
Edi Rama: Unë di që është bërë një procedurë, di që nuk ka kontestim për momentin.
Çani: Janë bërë brenda ditës mo.
Edi Rama: Ata që hetojnë nuk kanë kontestim për procedurën. Elbasani sot që flasim është aset publik. Sot është pronë e bashkisë së Elbasanit.
Çani: Pse nuk e pranoi që ishte dështim?
Edi Rama: Ai ishte sukses i qeverisë, sepse sot Tirana , Elbasani dhe Fieri nuk kanë ankthin se do digjen plehrat. Në çdo histori suksesi mund të ketë problem dhe kush i krijon këto probleme përgjigjet para drejtësisë. Unë kam përgjegjësinë morale dhe politike kur akuzohem unë. Në momentin që mua më kërkon drejtësia si të pandehur unë mbaj të njëjtin standard.