Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Rama truri i skemës korruptive. Ja hapat si ka vepruar

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi në ”Task-Force” në Syri Tv, skandalin me aferën korruptive të inceneratorëve. Ajo tha se prej 9 muajsh kemi të bëjmë me një evazion fiskal. Për të me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit hapeshin kompanitë dhe merreshin paratë dhe më pas këto kompani mbylleshin.

“Korrupsioni i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, hapeshin kompani, merreshin paratë, tërhiqeshin nga bankat e nivelit të dytë, mbylleshin kompanitë. Flagrante.

Sa i përket kësaj skeme, shumë më e vështirë, janë parë qindra mijëra fatura që janë analizuar. Inceneratori i Tiranës, është off shore. Duket që pas inceneratorit të Elbasanit e Fierit, Edi Rama është bërë truri i skemës financiare, për të menaxhuar e fshehur gjurmët e këtij operacioni financiar për të përgatitur periudhën e fushatës zgjedhore të 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koka dhe truri financiar i kësaj skeme, jo veç i evazionit fiskal dhe përdorimit të fondeve publike të buxhetit të shtetit, por është edhe truri i pastrimit të parave të drogës që përmes kompanive fiktive, kanë futur para të pista jashtë Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?