Incident i frikshëm në Shkodër! Bie suvaja gjatë shfaqjes, plagoset aktori

Aktori Nikolin Ferketa është lënduar në shpinë pasditen e djeshme, teksa interpretonte rolin e tij në shfaqjen e quajtur “Anmiku në Shtëpi”.

Trupa e teatrit “Migjeni” po jepte shfaqje në zonën muzeale të Shkodrës, kur në një moment, një copë suvaje ra nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe aktori u lëndua.

Aktori Ferketa i cili mori një dëmtim në shpinë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që ndodhi incidenti, aty pranë ishin edhe fëmijë të vëgjel të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpesh herë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?