Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit, një person hyn në sheshin “Skëderbej” dhe tenton të vetëdigjet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.
Një person ka hyrë në shesh mes besimtarëve, duke thirrur “S’ka Zot”, ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën vetes me benzinë.
Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.
Si ndodhi ngjarja?
Mësohet se 40-vjeçari është lyer me benzinë para besimtarëve që po faleshin. Ishin ata që e neutralizuan besimtarin duke shmangur kështu veprimin tragjik deri në momentin që ka ardhur policia.
Dëshmitarët thonë se 40-vjeçari fliste përqart dhe nuk ishte i vetëdijshëm. Siç dëgjohet edhe tek pamjet, pasi është kapur ai u kërkon besimtarëve që ta lirojnë por ata i i përgjigjen që duhet të qetësohet dhe të qëndrojë i shtrirë.
Për ngjarjen në fjalë ka bërë një prononcim edhe kryetari i KMSH i cili ka thënë se ngjarja nuk ka lidhje me faljen e namazit të Bajramit. “Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhit të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ishte reagimi i KMSH.
KOHA JONË SONDAZH

