”Incidenti të zbardhet urgjent”, Alibeaj: Dënoj aktin e dhunës ndaj Sali Berishës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dënuar goditjen me grusht ndaj Sali Berishës gjatë protestës. Në një postim në Twitter, Alibeaj e cilëson një akt të dënueshëm dhe kërkoi zbardhje urgjente nga organet e drejtësisë.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shkruan Alibeaj.

SHKARKO APP