Indeksi i korrupsionit, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në rajon

Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve të vlerësuara, radhiten nën shifrën 50, në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.

Shqipëria mban vendin e 110, teksa një vit më parë ka qenë në vendin e 116-të.

Ajo ka marrë 33 pikë.

Nga vendet e rajonit janë vetëm Kosova dhe Shqipëria që radhiten në “zonën e kuqe” të korrupsionit, raporton REL.

Në të njëjtin grup me to janë edhe Ekuadori, Etiopia dhe Malavi.

Maqedonia, duke qenë në vendin e 64-t, mban pozicionin më të mirë se pjesa tjetër e rajonit.

Pas saj radhiten Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të.

Në Indeksin e sivjetëm, Danimarka ka dalë e para me 92 pikë, ndërsa Koreja e Veriut dhe Somalia ndajnë vendin e fundit, me nga tetë pikë.

Rëniet më të mëdha kanë qenë në Turqi me minus pesë pikë dhe në Angola, Kinë, Malavi dhe Ruandë me minus katër pikë.

Ndërkaq, përmirësimet më të mëdha janë shënuar në Bregun e Fildishtë, Egjipt, Shën Vincent dhe Grenadine me plus pesë pikë, si dhe në Afganistan, Jordani, Mali dhe Zvicër me plus katër pikë.

SHKARKO APP