Instituti Ndërkombëtar i Medias dënon ndalimin dhe dhunimin e gazetarëve nga policia në Shqipëri
Instituti Ndërkombëtar i Medias ka reaguar lidhur me dhunimin dhe arrestimin e gazetarëve nga policia në Shqipëri.
Për këtë çështje është shprehur zëvendësdrejtori i Institutit Ndërkombëtar të Medias, Scott Griffen, i cili ka thënë se: “Ne i dënojmë me forcë këto sulme të qarta dhe flagrante ndaj lirisë së medias. Gazetarët kanë të drejtë të dokumentojnë veprimet e policisë si çështje me interes publik dhe këto ndalime janë shkelje e të drejtës së publikut për t’u informuar. Dy nga incidentet përfshinin gazetarët që u arrestuan menjëherë pasi ata kishin filmuar ose fotografuar dhunimin e të miturve nga policia. Ky veprim i dhunshëm nga policia dhe sulmi ndaj gazetarëve që raportojnë nga vendi i ngjarjes po minon seriozisht lirinë e medias për të bërë punën e saj. Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht arrestimet. Heshtja e vazhdueshme vetëm do të rrisë dyshimin se autoritetet kanë diçka për të fshehur.”
Në pjesë nga artikulli i botuar në faqen zyrtare të Institutit Ndërkombëtar të Medias
Autoritetet në Shqipëri duhet të hapin një hetim për një varg të ndalimeve të pajustifikuara të gazetarëve dhe menjëherë t’i përgjigjen pretendimeve të gazetarëve që sulmohen nga policia ndërsa janë në paraburgim, tha sot Instituti Ndërkombëtar i Medias (IPI).
Për dy ditë, duke filluar nga 11 dhjetori, tre gazetarë, përfshirë kryeredaktorin e “Koha Jonë”, Qamil Xhani, u arrestuan në Tiranë dhe në qytetin bregdetar të Durrësit.
Arrestimet erdhën mes tensioneve të rritura në Shqipëri, ku të një efektiv police qëlloi për vdekje një 25-vjeçar të paarmatosur, i cili kishte thyer shtetrrethimin në 8 dhjetor. Kjo ngjarje shkaktoi përplasje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve në Tiranë dhe qytete të tjera.
“Ne i dënojmë me forcë këto sulme të qarta dhe flagrante ndaj lirisë së medias,” tha Zëvendësdrejtori i IPI, Scott Griffen. “Gazetarët kanë të drejtë të dokumentojnë veprimet e policisë si çështje me interes publik dhe këto ndalime janë shkelje e të drejtës së publikut për t’u informuar. Autoritetet gjithashtu duhet të hetojnë menjëherë raportet e gazetarëve që sulmohen nga policia, duke përfshirë edhe kohën në paraburgim. Dy nga incidentet përfshinin gazetarët që u arrestuan menjëherë pasi ata kishin filmuar ose fotografuar dhunimin e të miturve nga policia. Ky veprim i dhunshëm nga policia dhe sulmi ndaj gazetarëve që raportojnë nga vendi i ngjarjes po minon seriozisht lirinë e medias për të bërë punën e saj. Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Rebani Jaupaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duhet të përgjigjen menjëherë ndaj këtyre sulmeve, të identifikojnë dhe të marrin masat e duhura kundër zyrtarëve përgjegjës. Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht arrestimet. Heshtja e vazhdueshme vetëm do të rrisë dyshimin se autoritetet kanë diçka për të fshehur.” Griffen gjithashtu ngriti shqetësim mbi raportet e presioneve dhe manipulimit të deklaratave të gazetarëve nga policia dhe bëri thirrje që Avokati i Popullit të hetojë çështjen.