Instituti Ndërkombëtar Republikan mbështet gjeneratën e re të LSI, Kryemadhi: Motivi dhe energjia ime e përditshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me Institutin Ndërkombëtar Republikan që mbështesin ”Gjeneratën e Re të LSI”, thotë se rinia është motivi dhe energjia e saj e përditshme. ”Rinia është e ardhmja dhe unë kam besim sesa më e fortë dhe e bashkuar të jetë rinia Shqiptare, aq më të fortë do të jemi si shtet, në zgjidhjen e të papriturave që kemi përpara”.

Postimi i plotë

Mirënjohëse Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për mbështetjen e gjeneratës së re, në projektin e dedikuar për ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e tyre në hartimin e politikave, duke i ofruar modelet më të mira të demokracisë amerikane.

Të jem mes të rinjve është motivi dhe energjia ime e përditshme. Shqipëria është me fat që ka këtë rini kaq të talentuar, ndaj mos rreshtni së treguar vlerat tuaja, të sfidoni partitë politike dhe asnjëherë të mos pranoni të përdoreni nga politika.

Rinia është e ardhmja dhe unë kam besim sesa më e fortë dhe e bashkuar të jetë rinia Shqiptare, aq më të fortë do të jemi si shtet, në zgjidhjen e të papriturave që kemi përpara.

Urime të gjithë të rinjve që janë pjesë e këtij trajnimi dhe thirrja ime shkon për çdo të ri shqiptar; vijoni angazhimin tuaj, me pasionin dhe ëndrrat tuaja, e të ndërtoni një alternativë dhe klasë të re politike, që më së shumti ka nevojë aspirata evropiane e shoqërisë shqiptare.

SHKARKO APP