Instituti Shëndetit Publik: Konfirmohen variantet e reja të Omicron, BA1 dhe BA2

ISHP konfirmon se konfirmohen variantet e reja të Omicron në Shqipëri, të quajtura BA1 dhe BA2.

Njoftimi i plotë i ISHP-së

Instituti Shëndetit Publik informon se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga laboratori i references në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të derguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:
86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore.

Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të transmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.

Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?