Integrimi, Gjoshaj: Po punohet për strukturat negociuese

Komisioni Europian i dha dritën jeshile Shqipërisë me rekomandimin për hapjen e negociatave dhe tashmë pritet vendimi i vendeve anëtare.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se nëse vendimi i KiE është pozitiv, Shqipëria do të çelë kapitujt 23-24, në të cilët ka dhe një avantazh në raport me vendet e rajonit.

I takon vendeve anëtare të vendosin nëse do të pranojnë këtë rekomandim pozitiv që ka bërë sot komisioneri Hahn për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjosha: Na është bërë e qartë dhe nga KE se nëse do të kemi një dritë jeshile dhe nga Këshilli, nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për çeljen e negociatave Shqipëria do ta nisë këtë proçes me kapituj 23-24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, sigurinë, të drejtat e njeriut. Janë të lidhura ngushtë të gjitha këto çështje me reformën në drejtësi të cilën ne sapo e kemi kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, një reformë konsensuale. Është një reformë tejet e thellë që shpesh herë përmendet dhe nga KE që do të përdoret si model për vendet e rajonit. Këto do jenë dy kapitujt e parë që ne do kemi mundësi të çelim në momentin kur të merret vendimi përfundimtar pozitiv për çeljen e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për “Tonight Ilva Tare”, Gjosha tha se Ministria e Integrimit tha se bashkë me të gjitha institucionet në vend po përgatitet shumë për ngritjen e të gjithë strukturave negociuese.

Gjosha shtoi se dialogu politik vazhdon të mbetet kyç në çuarjen përpara të proçesit të integrimit.

Gjosha: Kultura e dialogut ka qenë thellësisht e munguar, patëm një rikthim shprese me reformën në drejtësi. Shpresoj që kjo mënyrë dialogu të vazhdojë në vend dhe për reformat e tjera, për të gjitha ligjet. Kemi një paketë shumë të madhe tashmë të ligjeve që mbështesin reformën në drejtësi dhe do bëjnë të mundur implementimin e saj, kemi reformën zgjedhore që është tejet e rëndësishme, është pjesë dhe e raportit të KE. Është kusht që dialogu duhet të vazhdojë në vend, duhet të kalojmë etapën e historisë së bojkotit në Kuvendin e Shqipërisë, të jemi konsensualë. Proçesi i integrimit duhet të dalë mbi interesat partiakë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?