Integrimi i Shqipërisë në BE, ministri Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave.

”Transparencë, llogaridhënie e hartim gjithëpërfshirës i politikave dhe të orientuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e grupeve të interesit. Me disa prej tyre u fokusuam sot tek diskutimi për Kapitullin 31-pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit”,-shkruan Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?