Integrimi në BE, kryeparlamentarja Spiropali: Procesi i përshpejtuar u sigurua nga Edi Rama dhe PS
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e pranishme këtë mbrëmje në emisionin ”Opinion”, tha se përpos reformave në çdo sektor, fakti që sot Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian është atribut i PS-së.
”Fakti që jemi sot këtu s’është rastësi, nuk ka rënë nga qielli”, tha ajo. A është integrimi në BE i lidhur pazgjidhshmërisht vetëm me PS-në? ”Proces që është përshpejtuar, përforcuar e siguruar nga Edi Rama dhe PS-ja”, u përgjigj Spiropali.
Kurse Berishën ajo e quajti një të pandehur që po lufton hapur me organet e drejtësisë dhe po ashtu rreshtoi 4 momente si minus në sytë e ndërkombëtarëve.
”Shanset historike i kanë humbur për shkak të politikave të mbrapshta. Shqipëria në ’96-ën ishte pranë dhe shumë pranë këtyre proceseve, u vodhën zgjedhjet. Në ’97-ën lam nam ndërkombëtar me një luftë civile, e cila u shkaktua pikërisht nga kjo lloj politike. Në 2008-ën u hodh në erë një fshat i tërë, u vranë 26 persona dhe desh humbën procesin e anëtarësimit në NATO. Në 2011-ën u vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard nga armët e shtetit, e të tjera”.
KOHA JONË SONDAZH

