Integrimi në BE, Rama: S’ka arsye pse procesi të minohet nga Bullgaria

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në ceremoninë e përvjetorit të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë, ku ndër të tjera ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për mos hapjen e negociatave. Kryeministri theksoi se Shqipëria ka bërë shumë rrugë për anëtarësimin e BE, por nuk sheh si arsye që procesi të minohet nga Bullgaria.

”Është fare e qartë, sidomos me shpërthimin e papritur të problemit të Bullgarisë, që ky është një proces që s’duhet të humbim fokusin në asnjë moment. Jemi në një proces që e ka zgjedhur populli vetë lirisht 30 vite më parë, për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane.

Duke mbajtur këtë parasysh duhet të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë se sa ç’kemi bërë, pavarësisht nga vendimet që merren në Bruksel, pavarësisht nga kushtet që shtohen në Bundestag, apo pavarësisht nga stërkushtet që shfaqen deri në Bullgari.

Këto s’janë të lidhura me njëra-tjetrën, janë të ndara. Janë të ndara sepse kjo është zgjedhja jonë, qëllimi ynë dhe borxhi ynë ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të tjera. Bullgaria para disa vitesh ishte dakord. Ne na duhet të fokusohemi me të gjitha forcat te vetja, e të bëjmë gjithçka për të përfituar nga kjo dije”.

SHKARKO APP