”Intensifikim i reformave dhe transformim i vendit drejt BE”, Soreca takon Ramën për Samitin e Berlinit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte me ambasadorin Luigi Soreca, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Bashkimi Europianë ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar. Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte mbështetja e familjes Europiane për integrimin e vendit tonë në BE, dhe po ashtu është diskutuar dhe mbi punën përgatitore mbi përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

“Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri”, bënë të ditur zyra e shtypit e BE.

“Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së”, vijon njoftimi.

“Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë”, përfundon njoftimi.

SHKARKO APP