Interpelanca për minoritetet, Dule: Nuk po u respektohen të drejtat

Pas disa ditësh festojmë ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe për rrjedhojë dhe të minoriteteve dhe të deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Do ketë shumë aktivitete shumë pozicionime, por të rralla do jenë ato për të drejtat etnike”.

Kështu e nisi interpelancën e tij për minoritetet, gjatë seancës së sotme plenare, kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

Duke shtuar se nga ana tjetër një arsye për të kërkuar këtë intepelancë, ka qenë sipas tij edhe situata cilësisht e ndryshme pozitivisht për vendin tonë pas marrjes së statusit të marrjes së vendit kandidat.

“Vendi kërkon shumë reforma, pavarësisht se në disa bashkohemi në disa ndahemi, në gjithë sektorët e jetës së vendit, por nuk shikojmë që të përmendet dhe të ekzistojë për të ndërmarrë nisma të tilla, reforma të tilla që synojnë ridimensionimin e politikave të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në minoritetet etnike.

Ky prioritet mbetet po aty ndërkohë që në kapitullin e BE, të drejtat e minoritetit janë më thelbësoret.

Jemi në momente jetike mbi situatën ekonomike në rajon, pse jo në kontinent e globalisht. Dihet që situatat e vështira ekonomike rëndojnë më tepër në pjestarët e minoritetit nacionale, krijojnë dhe kushte për tensione etj”, tha gjithashtu ai.

SHKARKO APP