Interpelanca, Rama ironizon deputetët: Kusht Vetingu! Askush nuk priste një datë zoti Beni
Shtatë deputetë të Kuvendit thërritën në një interpelancë kryeministrin Rama pas vendimit për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Nga foltorja e Kuvendit, Blushi theksoi se kundërshtarët e integrimit janë elita politike e Shqipërisë dhe sipas tij ata janë në Parlament.
Duke iu përgjigjur interesimit të deputëve lidhur me dështimin e caktimit të një date për çeljen e negociatave, kryeministri Rama ripërsëriti qëndrimine tij se Vetingu është kushti i vetëm për nisjen e këtij procesi.
“Kam marrë një kërkesë për interpelancë nga zoti Beni, Nardi dhe Vangjeli, por si duket nuk ka asnjë lidhje me cështjen, pasi kërkesa me shkrim për interpelanca ka një premisë të gabuar, pasi nuk kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit, pra janë të paditur.
Askush nuk priste një datë nga KE, por as vetë KE që ka bërë rekomandimin pozitiv me kusht, që dihet që ishte dhe mbetet Vettingu.
Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, përvec të madhit Sali dhe të vegjëlve të oborrit të dëshpëruar të opozitës.
Europa tha zbatoni Vettingun, që të konsiderojmë celjen e negociatave. Këtu edhe nuk mund ti justifikojmë këta për përkthim të gabuar, pasi ose nuk ke lexuar ose nuk do të kuptosh.
Zotërinjtë duhet ta dinin, që KE nuk ka dalë me konkluzione me politikën e zgjerimit, pas vetos së Austrisë për Turqinë, pjesë e paketës ku është edhe Shqipëria.
Që nga rekomandimi në nëntor dhe e kam thënë unë dhe të gjithë, se pa nisur Vettingu nuk ka datë, cfarë datë kërkojnë këta që vijonë këtu.
Këta duan të ndryshojnë datën e zgjedhjeve të ardhshme. Këta po bëjnë gaër me të madhin Sali, kush ia nxjerr më shpejt mllefin ndaj qeverisë dhe keqkuptimi është që lidhin datën me 5 kriteret.
5 prioritetet nuk janë kushte, por kritere që do të na shoqërojnë gjatë gjithë negociatave dhe pas anëtarësimit.
Sot Rumania dhe Bullgaria ndryshe nga të gjithë vendet anëtare janë të detyruara të presin cdo vit një raport” tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

