Irani sulmon bazat ushtarake të SHBA në Irak. Praglufte!
Ushtria iraniane ka goditur me të paktën 35 raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak. Pentagoni ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në bazën në bazën ajrore “Ain Al-Asad” dhe në bazën e Irbil, ku ka trupa amerikane. Zyrtarisht bazat janë të ushtrisë së Irakut, por brenda tyre ka personel ushtarak dhe pajisje të SHBA-ve. Sipas mediave në SHBA, baza e Ain Al- Asad është më e madhja ku ndodhen trupa të SHBA dhe të koalicioni të NATO-s kundër terrorizmit.
CNN citon burime nga ushtria të cilat konfirmojnë se “ka dëme në bazën irakene të Ain Al-Asad”.
Mediat shtetërore iraniane kanë konfirmuar se sulmi është kryer nga ushtria iraniane. Sipas tyre Irani ka nisur operacionin “Soleimani Martir”, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA. Garda Islamike Revolucionare e Iranit në një deklaratë në televizionin iranian “Press Tv” deklaron se “hakmarrja ka nisur” dhe se “kemi goditur bazën ajrore Ain Al Asad”.
Flitet për të vrarë dhe plagosur. Pritet të konfirmohet zyrtarisht.
Shtëpia e Bardhë në një njoftim urgjent për mediat informoi se Presidenti Donald Trump është vënë në dijeni të sulmit dhe po njihet me detaje e reja për zhvillimet në Irak. Gjithashtu Trump ka thirrur dhe këshilltarët e sigurisë në një mbledhje urgjente për reagimin pas sulmit. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Sper dhe ushtarakët më të lartë në ushtrinë e SHBA janë thirrur në takimin urgjent nga Donald Trump.
Pritet dalja e Presidentit Trump në konferencë shtypi. Bota mbetet në ankth të një lufte, kur dihet se SHBA ka ushtrinë me të fortë në botë.
(Lajmi në përditësim)