Ironi mes Toni Gogut dhe Agron Gjekmarkajt në Kuvend

Kjo e enjte e 3 korrikut ishte seanca e fundit për deputetin Toni Gogu, i cili nuk ia doli të merrte një mandat tjetër nga zgjedhjet e 11 majit.

Deputeti mbajti një fjalim në Kuvend ku tha se misioni i tij do vazhdojë, pavarësisht platformës ku do jetë. Ky fjalim u shoqërua me ironi nga demokrati Agron Gjekmarkaj.

Pjesë nga debati:

Gogu: Do doja të thoja që për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të shërbej jo vetëm në këtë legjislaturë, një mision që do e vazhdoj si qytetar i Tiranës dhe një zone rurale që ka nevojë për Europën e infrastrukturës, shëndetësisë, ujit, për Europën e punës dhe shtetit ligjor. Si qytetar aktiv, pavarësisht platformës ku mund të shërbej, do vazhdoj që të gjithë këtë realitet ta jetoj vetë si qytetar i Europës. Për ta mbyllur, do doja t’i falënderoja, heronjtë e heshtur, gjithë stafit të Kuvendit, kolegët e shumicës të cilët edhe kur erërat janë përpjekur ta pengojnë rrugën e Shqipërisë. Ju falënderoj për durimin që treguar.

Gjekmarkaj: Zonja kryetare ju vërtetë u përlotët pas fjalimit të zotit Gogu, dhe kjo ju nderon, tregon që jeni shpirtdhembshur. Po ashtu dhe ministrat Hoxha dhe Hasani patën një moment përmallimi, dhe unë me zor e mbajtja veten. Të lutem, kam një kërkesë për ministren Bora se kam marrë vesh që është ngarkuar ajo për qeverinë e re për kërkesat, që emrin e mikut Gogu ta shkruajmë me shkronja të arta në rreshtin e parë që të mos na mungojnë këto fjalime në parlamentin tjetër.

Gogu: I qëndroj larg talljes kur ka të bëjë me uljen e një kolegu. Nuk i bën nder kësaj salle.

SHKARKO APP