Ironia e Agron Gjekmarkajt: Na duhet një psikolog për “kalin e racës” për trazimin që i ka sjellë komisioni për inceneratorët

Nga Agron Gjekmarkaj

U nisa të marr fjalën në parlament po vigjilenca e Kryetares ma nderpreu mendimin gjymtimi i të cilit me shkakton vuajtje! Lavdi Zotit që ekziston e shkruara ! U nisa të them se nga fjalimet e qeverisë më lindi ideja ta ftoj Kuvendin të pajtojë një psikolog për shqetësimin e trazimin që komisioni hetimor u ka shkaktuar ministrave dhe “kalit të rracës” siç tha Kryeministri dje me përkëdheli për veten.

Secili nga ne deputetët të nxjerrë ca lekë nga kursimet dhe t’i gjejë ku janë e ku nuk janë Gugallen, Mirel Mërtirin e Klodian Zoton e t’jua dërgojë se janë nën stres ! Kaq ja dola ta shqiptoj kur dora e Linditës ma zu fjalën pë zverku si xhebraili ! Me mirësi e kisha ! U duhen se janë nisur me nxitim! Njerëz janë, ndonjë valixhe edhe e kanë harruar. Po ashtu për ndoj nderrese e ca zahire. I pari do bëja kabull një rrogë. Po kaq duke parë e gjykuar se ju paskemi rënë në qafte tre esnafëve që kanë dhënë borxh emrin e shumë më tepër ministrave që firmosën atë hata u duhet kthyer respekti që ju hoqëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj doja të propozoja që Kuvendi të miratojë një rezolutë ku t’i imponohet Presidentit të Republikës që të gjithë dinjitarët e kësaj historie me inceneratorë , tre të fshehurit dhe gjithë qeveritarët e u rropaten shumë që kjo ditë të vijë, duke derdhur djersë e mund të dekorohen me medaljen “Nderi i Kombit” ndërsa ndihmësit që bënë letrat me “Naim Frashëri i klasit të parë” ! Të gëzohen qerratushërit se kanë vuajtur këto ditë. T’i tregojmë botës se Shqipëria i nderon evletërit e saj që kaq shumë bëjnë për të, për t’ja administruar paranë me nikoqirllek, për t’i zbardhur faqen e dlirur nga plehrat të cilat digjen e bëjnë dritë e cila përpara do të na shpjerë! Seanca do ishte relaksuar shumë nëse parasysh do merrej ky propozim !!!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?