Ironia e Berishës: Autori i golit të Kombëtares Edvin Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha tha me ironi sot nga salla e Parlamentit se autori i golit të Kombëtares në Francë ishte kryeministri Edi Rama.

Berisha tha gjithashtu se edhe Gianni de Biasi është sot këtu falë kryeministrit, njeriut të sukseseve imagjinare, siç e cilësoi ai.

Gjithashtu, ish-kryeministri e cilësoi historik pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Euro 2016”, duke theksuar se shpresonte që të në ardhmen mafia internacionale e futbollit të mos bëhej pengesë për skuadrën e Kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në garën më të fortë të kontinentit evropian, tre ndeshje dinjitoze realizoi, por nuk mori atë që meritonte, por fitoi emër, reputacion që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur. Zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës në Evropë dhe në botë. Me këtë rast, një përshëndetje të përzemërt do t’u jap fansave kuqezi, të cilët kthehen sot kampion me energjitë pozitive që dhuruan në rrugët e Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mund ta mohoj edhe bukurinë e racës që përfaqësuan. Këtë janë elita e bashkimit kombëtar, energjia pozitive. Këta janë simboli i bashkimit të kombit në të ardhmen e ndritur. Këta janë guximtar, njerëz të sakrificës. Po kështu edhe ekipi është i kombit.

Uroj që mafia transnacionale e futbollit, të mos pengojë në të ardhmen, por përkundrazi të vendosë në interesin më të madh të kombit shqiptar, që ekipi kombëtar të jetë ekipi i kombit.

Do t’i çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar, Edvin Kristaq Ramës. Harrojeni se nuk ka bërë golin ai. Goli është i tij. Pandeli je edhe ti dakord me mua. I ranë mediat në qafë. Ai nuk është vetëm autor i golit, por edhe i De Biazit, ai e mësoi, e trajnoi dhe e bëri atë që është sot. Le ta përshëndesim edhe një herë njeriun e sukseseve imagjinare”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?