Ironia e Ramës për Berishën: Kush është ky? Ndjesë pastë!
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.
Pas përfundimit të konferencës Rama është pyetur nga gazetarët për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Ju e dini shumë mirë kemi dy orë që ju presim!
Edi Rama: Por çfarë do?
T’ju pyesim për zgjedhjen e Presidentit.
Edi Rama: Po ç’president?! Jemi në Vlorë.
Berisha nga Vlora tha që ai proces është karnaval.
Edi Rama: Kush është ky?
Ai…
Edi Rama: Ndjestë pastë, hajt mirupafshim!