Ironia nga Idrizi për Belerin: Mund të rregullojë çezmat në godinën e PE-së, se ai hidraulik është

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se i bën përshtypje sesi një vend i BE-së mund të bjerrë standardet demokratike dhe europiane, siç është rasti i kandidimit të Fredi Belerit për eurodeputet.

Sipas tij, Beleri ka një formim që le për të dashuruar, është hidraulik pas një kursi që ka bërë në Kretë, është i dënuar në Greqi, ndodhet në burg në Shqipëri, dhe mbi të gjitha një njeri që mban 3 emra.

“Fredi Beleri u shpërblye për tezat e helenizimit që ka përdorur, është personi që përdori flamurin e Vorio Epirit, që ka përdorur Himarën për zonë tensionesh dhe pikërisht nga këto ai u përdor dhe përdorjen ia shpërbleu”, tha Idrizi.

SHKARKO APP