FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironike, por e vërtetë. Pasi shkatërroi sistemet, Irani i ofron ndihmë Shqipërisë

Sulmuesi ofron ndihmë! Mund të duket ironike, por është e vërtëtë. Irani i ofron ndihmë Shqipërisë për të hetuar dy sulmet kibernetike, edhe pse shteti shqiptar akuzon Iranin duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Qendra Kombëtare Iraniane e Hapësirës Kibernetike, thotë se është e gatshme të dërgojë në Tiranë një ekip specialistësh që do të hetojnë sulmet në fjalë.

“Pretendimi i Shqipërisë për të akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike është një gënjeshtër e pastër, pasi vetë Republika Islamike e Iranit është ndër viktimat e sulmeve të tilla, të cilat janë kryer kundër rrjetit të saj të shpërndarjes së karburanteve, terminalit të porteve, sistemit të metrosë dhe objekteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?