Ish-ambasadori amerikan, Arvizu: Liderin e opozitës dhe shefin e mazhorancës e zgjedh populli shqiptar dhe jo SHBA!

Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu, duke folur gjate nje aktiviteti te Keshillit Shqiptar per Marredheniet me Jashte, ne hotel Sheraton

Ish-ambasadori amerikan Arvizu në një intervistë për Euronews Albania nënvizoi disa herë se shqiptarët duhet të trajtohen me respekt dhe se kanë të drejtë të zgjedhin udhëheqësit e tyre.

“Unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në informacion. E rëndësishme është të tregosh respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë të respektohen.

Edhe pse një vendim që merret nuk është gjithmonë i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon opozitës, mendoj se është me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se këdo që zgjidhni për qeverinë dhe opozitën, nuk është vendim për SHBA-të dhe BE-në, por për Shqipërinë. Është qeveria juaj dhe opozita juaj.
Ne e vlerësojmë miqësinë dhe mbështetjen që shqiptarët japin në SHBA. Ndaj duhet të japim opinion me respekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, këto lloj vendimesh, se kush është në opozitë dhe kush duhet të jetë në qeveri, i takon shqiptarëve dhe jo Washingtonit apo Brukselit”, deklaroi ish ambasadori.

Arvizu shtoi se opozita shqiptare nga viti 2015 ka qenë e përçarë dhe “thuajse e thërrmuar”.

“E kuptoj kthimin e zotit Berisha. Që kur kam lënë Shqipërinë në vitin 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore, nuk ka qenë konstruktive, thuajse është thërrmuar dhe përçarë. Kjo i ka hapur rrugë zotit Rama dhe socialistëve të konsolidojnë pushtetin”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?