Ish-deputeti i PS-së sulmon Ramën. Bizhga: Zot fali, se nuk dinë çfarë bëjnë

Për ish-deputetin e PS-së, Gazmir Bizhga në kohën kur kjo forcë ishte në krye të opozitës shqiptare, miratimi i sotëm nga Kuvendi i ligjit për importin e mbetjeve është një ligj që e kthen Shqipërinë në një kosh mbeturinash dhe një prerje në besë e gjithë atyre që protestuan me forcë kundër këtij ligji. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bizhga shkruan se ndalimi i importit të plehrave ka qenë një nga kauzat më të drejta që opozita e djeshme, por që sot Kuvendi fatkeqësisht pritet që të miratojë një nga ligjet më të mbrapshta të historisë parlamentare.

Komenti i plotë

“Sot Kuvendi ynë fatkeqësisht pritet që të miratojë një nga ligjet më të mbrapshta të historisë parlamentare, atë të importit të mbeturinave të riciklueshme apo siç e quajmë rëndom ligjin e importit të plehrave. Ndalimi i importit të plehrave ka qenë një nga kauzat më të drejta që opozita e djeshme, pjesë aktive e së cilës kam qenë që prej ditës së parë e deri në fund, ka mbrojtur në emër të qytetarëve dhe të ardhmes së këtij vendi. Ka qenë një kauzë për të cilën besonin të gjithë njerëzit e ndershëm dhe që na frymëzonte për të folur dhe për t’a mbrojtur në çdo shesh e në çdo forum. Fatkeqësisht sot po ndodh krejt e kundërta. Deputetët që e kanë kërkuar e ata që do t’a miratojnë rikthimin e importit të plehrave në këtë vënd, duke na kthyer në një kosh mbeturinash tanimë edhe me ligj, mund të mos mbahen mend për shumçka kanë bërë dhe do të bëjnë në jetën e tyre parlamentare, por për një gjë do të kujtohen gjithmonë, si ata deputetë që miratuan rikthimin e plehrave të botës në këtë vënd. Nuk na mbetet shumë gjë për të bërë sot veçse të lutemi me shprehjen “Ati ynë që je në qiell mbaju dorën që të mos ta votojnë se nuk dinë se çfarë bëjnë”- shkruan Gazmir Bizhga.

Swiss Digital Desktop Reklama

bizhga-status

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?