Ish-deputeti, ish-sekretari dhe ish-asamblisti Kokëdhima flet për Çim Pekën
Ish-deputeti dhe ish-sekretari i PS-së Koço Kokëdhima ka folur për Çim Pekën në një emision televiziv në web-in e syri.net. Ndër të tjera ish-deputeti ka thënë:
Ju i keni shpallur luftë kësaj gjendjeje. Ku dhe si do ta bëni këtë luftë. Dhe a keni aleat në këtë luftë?
Kam një aleat shumë të madh: popullin shqiptar, njerëzit e thjeshtë, ata që vuajnë korrupsionn, papunësinë, varfërinë etj.
Ku do ta bëni këtë betejë, brenda apo jashtë PS?
Unë do ta bëj këtë betejë në PS dhe jashtë saj.
Çfarë nënkuptoni me brenda PS? Kam ndjekur takimet tuaja dhe të jem i sinqertë më ka suprimuar takimi i Vlorës dhe Sarandës, por kam menduar se duke qenë brenda PS, nuk ka patur komplekse nga militantët që të vijnë në takimet tuaja. Si do ti vazhdoni këto takime tani që jeni zyrtarisht i përjashtuar nga funksionet brenda partisë?
Unë nuk jam i përjashtuar nga PS. Jam shkarkuar nga anëtar i Asamblesë. Unë mendoj se do ta rivendos këtë të drejtë sepse është një vendim i gabuar, absolutisht në kundërshtim dhe në dëm të PS. Është një vendim i paligjshëm dhe besoj se do të anulohet. Por kjo nuk më prish punë. Unë jam anëtar i PS dhe më mjafton.
Kush mund ta anulojë këtë vendim?
Atë do ta anulojnë ose Komisioni i Garancive Statutore të PS ose Gjykata e Shqipërisë.
Çim Peka: Pak më konkret. Kritikat ndaj një farë ngurtësimi të së djathtës nën drejtimin e Berishës kanë qenë konstante jo vetëm prej jush por edhe nga zëra brenda të djathtës. Ajo që vihet re në atë që ju artikuloni është hera e parë që në mënyrë kaq të qartë pretendohet se edhe partia socialiste ka degjeneruar drejt kësaj mbylljeje të partisë. Ka një opinion. E dëgjuam fjalimin tuaj në Asamble, në kohën që ju flisnit dy deputetë të PS, dëgjoheshin, edhe fyenin dhe ju akuzonin se ju ishit një prej katapultimeve të Edi Ramës. Në krahun tjetër, opinionistë të ndryshëm, zëra pranë të djathtës kanë aluduar për vite me radhë se ju e keni katapultuar Edi Ramën. Cila është e vërteta?
Kokëdhima: E kuptoj gjithë atë qasjen tuaj intriguese dhe gazetareske të çështjes. PD ishte modeli i një partie jo demokratike në gjithë këto vite tranzicioni. Fakti që PD është një parti që nuk ka demokraci të brendshme dhe nuk ka pasur ndonjëherë standardet e një partie demokratike do të na shërbente ne për të ecur në drejtimin e kundërt dhe jo sipas modelit të kësaj partie. Për fat të keq, PS në këto 15 vitet e fundit nuk ka bërë progres drejt një partie me standarde, me demokraci të brendshme, me institucione por ka bërë regres, të kundërtën e vet.
Sot kemi një situatë aspak ndihmuese për të prodhuar atë cilësi të qeverisjes që ne kemi nevojë për të. Këto raporte, jo është katapultuar Koço, jo nuk është: ka një përgjigje për këtë. Kokëdhima është një person, e them pa modesti dhe pa asnjë kompleks, është një person që i bën nder politikës, jo vetëm unë por të gjithë ata si unë.
Njerëz që gjithë jetën e tyre kanë studiuar, kanë punuar, kanë bërë vepra në këtë jetë, kanë bërë punë, kanë aftësi, nivel dhe në këtë politikë që ka Shqipëria, në këtë situatë ku qeverisja e institucioneve është në duart e tutkunëve, e njerëzve të paaftë që nuk pastrojnë dot borën në rrugë, që e kanë katandisur vendin në këtë far feje ku çdo shi na përmbytur, çdo dëborë në vend që të shijohet na ndalon që të shkojmë në Dajt, na ndalon çerdhet. Kjo situatë, që tregon paaftësinë tonë për të jetuar në normalitet në situata krejtësisht normale, se nuk është një katastrofë natyrore gjendja që po jetojmë dhe këto tregojnë se në çfarë niveli është menaxhimi i përgjegjësive qeverisëse dhe menaxhimi i institucioneve në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

