Ish-deputeti Tavo-Ramës: Fajtore jo Europa. Sekti i Rilindjes nga 5 kushte e çoi në 15

Sot në Mynih, kryeministri Edi Rama tha se shkak i mos çeljes së negociatave të Integrimit në BE është Europa por ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo i kundërpërgjigjet duke i thënë se faji është vetëm tek qeveria, ku përmend se ndaj Rilindjes janë vënë 15 kushte. ”Gishti duhet të drejtohet nga sekti i rilindjes dhe jo nga Europa. Fajtore është vetëm rilindja. Varrmihësja e ëndrrave europiane të shqiptarëve”,- shkruan Tavo.

Postimi i plotë

Fajtore Europa? JO Fajtor është vetëm sekti i rilindjes. Shqiptarët janë një popull europian jo vetëm gjeografikisht, por me mendje dhe zemër.

Europa i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë dhe e gatshme ta pranojë atë në familjen e saj, por duke e orientuar të përmbushë kriteret demokratike, duke i hequr regjimin e vizave Schengen, e duke e përkrahur me asistencë të vazhdueshme.

Sekti i rilindjes nga 5 kushte e çoi në 15 dhe nga lëvizje e lirë me regjim vizash online, me kushte vetëm për shtetasit shqiptarë e cila hyn në fuqi së shpejti. Gishti duhet të drejtohet nga sekti i rilindjes dhe jo nga Europa. Fajtore është vetëm rilindja. Varrmihësja e ëndrrave europiane të shqiptarëve.

SHKARKO APP