Ish-deputetit i PDIU-së, Dashamir Tahiri, paraqitet në SPAK
Ish-deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Vetë ish-deputeti pohoi pas daljes nga SPAK se ishte thirrur si person në dijeni për një hetim pasuror për një person që i përket drejtësisë së re.
“Nuk ka lidhje me mua, është një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re. Isha si person në dijeni. Hetim për një person që i përket drejtësisë së re. S’kam pasur asnjë marrëdhënie, marrëdhënie ka pasur një firmë që kam pasur unë. Ka blerë dikur pa qenë dhe në atë punë ai, para 2005. Nuk mund ta them se çfarë është”, tha Tahiri pas daljes nga SPAK.