Ish-deputetja Ulqinaku: Rama po zvogëlon numrin e familjeve, koha t’i themi mjaft

Pas mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit ku morën pjesë zyrtarë të qeverisë, gazetarë, anëtarë të organizatave Humanitare, nga Akademia e Shkencave, Universitetet, sipërmarrës, bankier, inxhinierë, arkitektë dhe urbanistë ka reaguar Partia Demokratike.

E përfaqësuar nga ish-deputetja Izmira Ulqinaku, PD ka një arsyetim për tri pikat kryesore të diskutimit në këtë tryezë.

Postimi i Ulqinakut:

Swiss Digital Desktop Reklama

3 çështjet që u diskutuan sot, në tavolinën e Ramës:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Fondet duhen bërë bashkë në një thes dhe t’i menaxhojë Arben Ahmetaj! (Jo më kot e ka zgjedh)

– Burg për arkitektët që do të projektojnë gabim në të ardhmen! (Nuk e di i pashkolluari, që materialet e ndërtimit që lejon të hyjnë në vendin tonë janë cilësia më e dobët dhe zbatimi i projekteve nga firmat e ndërtimit të Gjushit me shokë, lenë shumë për të dëshiruar)

– Cilat kategori nuk do të përfitojnë shtëpi të re! (Nuk ia nxë goja të qetësojë shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti, që duhet patjetër t’jua ndërtojë Qeveria banesat, por mundohet të zvogëlojë pambarimisht numrin e familjeve që përfitojnë, sepse fondet që po vijnë nga shtetet e huaja kërkon t’i vjedhë për vete, ashtu siç ka bërë me taksat e shqiptarëve)

Është koha të bëhemi bashkë e t’i themi ndal!

Edi Rama mos përfito në kurriz të shqiptarëve!

Mos përfito nga fatkeqësia e tragjedia që ndodhi! Për familjet e dëmtuara kanë ardhur aq fonde sa për t’i ndërtuar banesa brenda standardeve. Mos u mundo të sajosh mbledhje, sa për tu hedh hi syve shqiptarëve, e pastaj tua vjedhësh paratë e destinuara për to!

Meqë arkën e shtetit për fatkeqësitë natyrore e ke bosh, mos u përziej në menaxhimin e fondeve të donatorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?