Ish-drejtoresha e INSTAT publikon shifrat alarmante: Shqipëria është para Sirisë dhe Irakut për kërkesat për azil

Në aktivitetin e organizuar nga Presidenti, Ilir Meta për fenomenin e shpopullimit, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja thotë se për vitin 2019, Shqipëria zë vendin e parë, duke kaluar edhe Sirinë sa i përket krekëzave për azil ekonomik.

Ajo thotë se janë 85 persona që kërkojnë azil ekonomik në 10 mijë banorë. “Shqipëria zë vendin e parë, madje ka kaluar edhe Sirinë dhe Irakun për njerëzit që kërkojnë azil ekonomik. Pra janë 85 persona për 10 mijë banorë që kërkojnë azil ekonomik vetëm për 2019. Pra Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilantëve për popullsi”, tha Nurja.

Një shqetësim tjetër që ngriti doktoresh Nurja është edhe fakti qëndrimi ilegal në vendet e BE, ku Shqipëri sërish zë vendin e parë.  “E njëjta gjë është parë edhe për qëndrimet ilegale. Shifrat janë tepër alarmanete. Jo vetëm që jemi vendi i parë, por me një ndryshim shumë të madh nga vendet e tjera. Shqipëria ka 130 persona për 10 mijë banorë që rrinë në mënyrë ilegalë”, tha Nurja.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ilir Meta deklaroi se shqetësimi më i madh lidhet me largimin e të rinjve, forcës aktive të punës dhe studentëve. “E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intesifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”,- tha kreu  i shtetit.

Presidenti Ilir Meta tha se shkaqet kryesore të shpopullimit që po përjeton vendi lidhen me kushtet ekonomike dhe mungesa e mbështetjes për arsimin dhe biznesin. “Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë: Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend. Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve. Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit. Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë. Sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Mungesa e mbështetjes për këto biznese padyshim që është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit”,- tha Presidenti Meta.

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP