Ish kandidati LDK Valon Murati: Më vjen turp që kam paragjykuar Edi Ramën

Ndryshimi mes realitetit dhe guximit
(Te jesh ose jo perfaqesues)

Perveq se e foli nje realitet sot ne Beograd, kryeministri i Shqiperise morri guxim te prezentohet si Kryeminister i te gjithe shqiptareve.
Kur e quaj guxim, nuk mendoj ne sensin e guximit budallesk, nacionalist, te shprehet vec pse jane kamerat ndez per shqiptaret, por, por nje guxim prej nje politikani te kalibrit boteror qe temat e ngrira, nuk shkrihen me puthadorje te nderkombetareve, por me nje guxim qe realiteti te nxitet, te shpurdhet, te flitet. Do kisha pas deshire qe te njejten ta bente edhe Vucici, edhe nese do te thonte ate qe e tha pa paramendim, se Kosova eshte Serbi.
Edi Rama sot e beri historine. Pse?
I pavarur, i paporositur, i pakompleksuar mori guximin te hap temen mijevjeqare (me letra 68 vjecare), ja lehtesoi edhe Vuqiqit punen, te e thote mendimin e vet. E zuri te papergatitur, por ja hapi udhen te shprehet, te thote ky eshte provokim, plus te i thote pastaj, qe ne Tirane, ne, mendimin tend nuk e quajme provokim, por shkembim idesh politike.
Kaq sa per kalibrin e tij boteror.
Po cka te them per Ramen kaliber vendor???
Ne SHBA, gjate fushatave elektorale nuk lejne intimitet pa keqperdore per kundershtarin, deri sa te kryhen votimet per te arrite fitoren.
Por??
Por ne momentin e shpalljes se rezultateve kundershtari humbes, fituesit ja uron detyren, duke e ditur qe prej atij momenti, eshte po ai fituesi, qe do te ja perfaqson politiken si ne vend, ashtu edhe jashte.
Por eshte sistemi politik amerikan ai qe ta garanton perfaqesuesin unifikues.
Ka vite qe Edi Ramen se dua. Sja dua stilin, sja dua anen e majte, sja dua historine dhe backgroundin. Kurre sma ka garantuar unitetin politik.
Paraqitja e tij ne Beograd me beri te turperohem prej paragjykimeve te mia.
Edi Rama i tha Vuqiqit, i tha edhe Serbise, edhe komunitetit nderkombetar, por para se gjithash me tha mua:
Valon, une nuk jam kot kryeminister shqiptar, s’ma fali kot kush kete pozite, une jam ketu sepse e meritoj, une jam ai qe te prezentoj edhe ty, edhe Saliun, edhe Ballistin, edhe Isen, Thaqin Ramushin Albinin edhe krejt shqiptaret, sepse e kam marre kete pergjegjesi, te ja u paraqes problemet, te ja u zgjidhi ato dhe te ja u mbroj faktet. Sepse une jam Kryeministri Shqiptar.
Dhe mua mu mbyll goja sot.
Skam te drejte te ankohem.
Sepse une sot isha ne Beograd.
Ishe edhe ti.
Ishim te gjithe. Folem bashke . Me nje goje.
Me gojen e Edi Rames.

SHKARKO APP