Ish-kreu i PS në Kamëz krah Përparim Spahiut: Socialistët nuk e gjejnë më veten në partinë e Rilindjes
Kreu i LSI-së në Tiranë, dhe kandidat për deputet në zonën e Kamzës, Përparim Spahiu ka marrë mbështetjen edhe të ish-kreut të PS-së në Kamëz. Sipas Spahiut, Ilirjani thotë se socialistët nuk po e gjejnë më veten në partinë e Rilindjes. Po ashtu krah Spahiut është edhe Myslymi, emigranti i rikthyer dhe që i’u bashkua LSI, ku thotë se nuk do largohet në emigracion. “Emigracionin e kemi këtu në Shqipëri, puna është këtu”,-thotë Myslymi.
Postimi i plotë
Me Ilirjanin dhe Myslymin. Dy burra fjale dhe zemre. Ilirjani, ish-kryetar i Partisë Socialiste në Kamëz dhe që më ka afruar mbështetjen e tij dhe të miqve.
Ai thotë se socialistët nuk po e gjejnë më veten në partinë e Rilindjes. “Rama na mënjanoi ne socialistët, ajo parti nuk është më e socialistëve, por e mjaftistëve” thotë Ilirjani.
Myslymi, emigranti i rikthyer dhe që iu bashkua LSI, thotë se nuk do largohet në emigracion. “Emigracionin e kemi këtu në Shqipëri, puna është këtu” thotë Myslymi.
Njësoj si Ilirjani e Myslymi ne u themi socialistëve të mënjanuar nga sekti i rilindjes, që të na mbështesin. Ne nuk i ndajmë shqiptarët në tanët dhe të atyre!