Ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore, shpallet i pafajshëm

 

Shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Beratit ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore, Syrja Ormëni, i cili së bashku me 8 ish-zyrtarë akuzoheshin për shpërdorim detyre. Prokuroria e Beratit kishte kërkuar dënimin me nga një vit burg për secilin, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën vetëm për 8 prej tyre.  Gjykata ka dënuar 8 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie e duke lënë të lirë ish-kryebashkiakun Ormëni.  

Akuzat për Z.Ormëni dhe 8 ish-zyrtarët e Bashkisë së Urës Vajgurore

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime pranë prokurorisë së Beratit, bëjnë të ditur se hetimet kishin nisur pas kallëzimit të ministrisë së Transporteve, për një leje ndërtimi për godinë shërbimi, dhënë nga KRRT e Urës Vajgurore, në favor të një subjekti, administrator i të cilit ishte vëllai i ish-kryebashkiakut, Fatos Ormënaj. Gjatë hetimit, u konstatua se krahas shkeljeve në dhënien e lejes për këtë subjekt ndërtues, anëtarët e KRRT-së kanë dhënë leje në shkelje të ligjit edhe për disa ndërtime të tjera. Ky proces hetimor dhe gjyqësor ka zgjatur rreth 3 vjet, për shkak se fillimisht u nis hetimi për një zyrtar të Bashkisë Ura Vajgurore dhe më tej u zgjerua rrethi i personave të përfshirë edhe tek të gjithë anëtarët e KRRT-së.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i gjykatës

 “Në përfundim të gjykimit, më dt. 15.10.2015, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për shpalljen fajtor të 8 nga 9 personat e akuzuar, duke i dënuar nga 9 muaj deri në 1 vit burgim, të shndërruar në 18 muaj deri në 2 vite shërbim prove. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë, Syrja Ormënaj, u shpall i pafajshëm, ndërkohë që përfitues i drejtpërdrejtë i një prej lejeve të ndërtimit të gjetura në shkelje të ligjit ishte e vëllait të tij”- shkruhet në deklaratë.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?