Ish-kryeministri Berisha sulmon ashpër ambasadoren amerikane Yuri Kim
Pas statusit në facebook (saktësisht dy) te ambasadores amerikane Kim, ka reaguar ish-kryeministri Berisha sot.
Ai tha se “Edhe deklarata sot e Guvernatores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kurrkund hesapet. Mund të bëj shumë komente, por do t’u them vetëm një mesazh që më dërgoi një miku im gjuhëtar: Më thotë, Sali, unë e lexova atë deklaratë, është përkthim nga shqipja në anglisht dhe në shqip është stili i Edi Ramës. Është pikërisht ajo që kam thënë me kohë, ajo bën sekretaren ideologjike të PS.
Në fakt, e gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si Guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në proceset e brendshme elektorale dhe këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros, shkelmon mbi ligjet dhe parimet e vendit të saj të lirë dhe të Shqipërisë.
Të mos harrojmë se një nga qëllimet e mafies sorosiane është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët, këtë kurrë nuk do ta realizojë. Jo! Ne do të ecim të vendosur të votojmë të lirë, të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë. Të zgjedhim të lirë brenda partisë ata që duam, siç kemi zgjedhur Ardi Mukën, të zgjedhim të lirë qytetarët e parë dhe këshilltarët tanë me votën e lirë”, u shpreh Berisha
KOHA JONË SONDAZH

