Ish-kryeministri Haradinaj uron kryeministrin Kurti

Albin Kurti sot në ora 11:00, do ta pranoj pozitën e kryeministrit nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli. Ky i fundit do t’ia dorëzojë detyrën Kurtit në mungesë të Ramush Haradinajt i cili gjendet në Amerikë. Vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook dje ka treguar se ai s’mund t’ia dorëzojë detyrën Kurtit pasi është jashtë vendit

Postimi i Haradinajt:

Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?