Ish-Kryeministri ironizon Ministren për shpërblimet e mësuesve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar faktin se këtë vit mësuesit e nuk do të marrin shpërblim, ashtu si çdo vit tjetër me rastin e festave të fundvitit. Berisha ka shpërndarë në profilin e tij të ‘Facebook’ një karikaturë të karikaturistit Bujar Kapexhiu, ndërsa shkruan se ministrja Nikolla shpenzon miliarda lekë për kolltuqe.

“Për ministren Nikolla, që për kolltuqet dhe zyrat e saj dhe burokrateve të Ministrisë shpenzoi 1 miliard e treqind milionë lekë! Sb”, citohet në mesazhin e Berishës.

Ndërkohë, ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit mësuesit zhvilluan një protestë ku kërkuan shpërblimet e vjetore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?