Ish-Kryeministri në Lazarat, për kafe dhe pa plehra (FOTO)

Në vorbullën e debatit mbi importimin e mbetjeve, një qytet historik në Shqipëri qenka i pastër. Ndalimi i Ish-Kryeministrit të Shqipërisë Aleksandër Meksi, në Lazarat bashkë me të birin, për të pirë një kafe ka sjellë në vëmendje se ky vend qenka pa plehra ose një mesazh për Kryeministrit aktual.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “JuguNews”, ku citon dhe deklaratën e z.Meksi. “Po kthehesha nga Saranda”, shprehet ish-Kryeminisri.

Më tej ai ka shtuar se:”Më pihej një kafe dhe shkojmë në Lazarat, i them djalit se aty është ajri më i pastër në Shqipëri, i freskët, i pandotur, pa plehra”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rallë të ndodh në këto ditë të mbrapshta të konsumosh disa çaste nga koha jote me dikë nga i cili ke se çfarë mëson nga dija dhe përvoja e tij e pasur politike e profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lazarati eshte braktisur vertet nga qeveria; pa uje, me infrastrukture rrugore te demtuar, me shkolla te pamirëmbajtura, me papunesi te larte dhe emigracion te dendur, shpesh pa energji elektrike, me taksat qe paguan per bashkine Gjirokaster dhe me sherbime te paofruara nga kjo e fundit, me qindra burra dhe djem te burgosur.

Por, Lazarati nuk eshte braktisur nga turistet e shumte dhe nuk eshte haruar nga miqte e vertete qe e vizitojne shpesh, jo nga kurrioziteti jo, as nga meshira, por nga dashuria.

meksi-me-roland-bejkon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?