Ish-kryeministrit i besohet fushata elektorale në bastionin e PD-së

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sërish këtë të hënë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Fokusi i kësaj mbledhjeje ishte pikërisht vota e diasporës.
Megjithatë ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës.
Mësohet se Pandeli Majko është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.
Po ashtu mësohet se ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është caktuar në njësinë 1 në Tiranë.

SHKARKO APP