Ish-ministri i Brendshëm takon të dërguarin special të Trump: Ngrita shqetësimin për drogën, korrupsioni dhe keqqeverisjen në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm takon të dërguarin special të Trump: Ngrita shqetësimin për drogën, korrupsioni dhe keqqeverisjen në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është takuar në SHBA me të dërguarin special të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Takimi është zhvilluar në kuadër aktiviteteve që Grenell ka pasur me komunitetin shqiptar në Miçigan, SHBA.

Në nje mesazh në Facebook, Demiraj shprehet se ka diskutuar me Grenell për të zhivllimet në Ballkan dhe situatën politike në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tema kryesore e këtij takimi ishte prosperiteti dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, mbështetja intensive financiare e Kosovës dhe e rajonit dhe normalizimi i marrëdhënieve midis vendeve.  Unë ngrita shqetësimet e shumta të opozitës, bashkëqytetarëve, largimin në mase të rinisë, korrupsionin, keq qeverisjen në Shqipëri, mungesën e demokracisë, vjedhjen e zgjedhjeve, kultivimin e drogës dhe trafiqeve nën mbështetjen e qeverisë, krijimin e një qeverisje bashkë me krimin e organizuar, etj dhe kërkova mbështetje me të madhe për opozitën. Padyshim që morën garancinë se në të ardhmen vëmendja amerikane do të jetë edhe me e madhe”,- shkruan Dritan Demiraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim kanë marrë pjesë drejtuesit kryesorë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, së bashku me disa drejtues të lartë të kryesisë së Konfederatës Panshqiptare “Vatra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?