Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Opinioni i “Venecias” si shpresë për të rikthyer normalitetin kushtetues dhe institucional në vend

Ish-ministri i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi, ka komentuar vendimin përfundimtar të Komisionit të Venecias për çështjen e emërimeve në Gjyaktën Kushtetuese, dhe pohon se opinioni shërbeu për të rikthyer normalitetin juridiko-kushtetutes dhe atë institucional në Shqipëri.

Në një intervistë për “Standard”, Sherifi komenton edhe qëndrimin e mazhorancës qeverisëse, ndërsa pohon se nëse farsa me komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit do të vazhdojë, ajo ka për t’u rrëzuar që në mbledhjen e parë të Gjykatës Kushtetuese.

Një javë më parë u zbardhën zyrtarisht opinionet përfundimtare të Komisionit te Venecias mbi çështjen që krijoi një përplasje të fortë institucionale në vend, sic ishte ajo për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Cili është vlerësimi juaj për këtë opinion?

Në mungesë të Gjykates Kushtetutese, konflikti institucional, midis Kuvendit dhe Presidentit perfundoi me kërkesën e të dy Institucioneve kushtetuese te Këshilli i Venecias, për interpretimin e vendimeve të Kuvendit dhe të dekreteve të Presidentit, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese.
Me kërkesen e tij per interpretimin e vendimeve, Kuvendi i Shqipërisë e pësoi si “Breshka te Nallbani”. Sepse, tregoi sa i paaftë është për të ushtruar kompetencat që i jep kushtetua si pushtet legjislativ, dhe i dha shansin Komisionit të Venecias, për të ushtruar kompetencat e Gjykatës Kushtetutese.

Kërkesa u bë në një kohë kur Kuvendi kishte krijuar edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit. Mesa kuptohet, u mendua dhe besohej, se përgjigjja e Komisionit të Venecias do të shkonte në një drejtim me qëllimin e Komisionit Hetimor, e me një “gur, do të vrisnin dy zogj”. Të anulohej dekreti i Presidentit për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetutese që u betua te një zyre noterie, dhe të justifikohej vendimi për shkarkimin e presidentit. Opinioni i Përfunduar i Komisionit të Venecias ishte ezaurues.

Dekretet e Presidentit për emërimin e anëtares së Gjykates Kushtetutese u vlerësuan në përputhje me kushtetuten. Vendimi i Kuvendit për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetutese e cila betimin e bëri te noterja u konsiderua antikushtetues, sepse edhe procedurat e KED, dhe kryetarit të saj Dvorani, u konsideruan të parregullta. Me atë rast Komisioni i Venecias u shpreh se ligji Antishpifje ka të meta, sepse cënon standardet ligjore demokratike, e për rrjedhojë ai duhet rikthyer ne parlament, ashtu si e kishte kërkuar presidenti. Antikushtetues u vlerësua edhe Ligji që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese.

Opinioni i Perfunduar i Komisionit te Venecias është shprese e justifikuar, për të rikthyer normalitetin juridiko- kushtetutes e atë institucional në Shqipëri.

Ndërkohë duket se mazhoranca qeverisëse nuk ka reflektuar aspak mbi opinionet e Komisionit të Venecias, ndërsa përmes kryetarit të Komisionit të Ligjeve ende flet për mundësi të shakrkimit të Presidentit. Cili është opinion juaj?

Maxhoranca në menyrë të pa logjikshme, nuk do që ta pranoj gabimin që vetë e bëri, kur ju drejtua Komisionit te Venecias. Komisioni i Ligjeve ende nuk e kupton, se me atë kërkesë për Komisionin e Venecias, ka krijuar një “kazus juridik” për Gjykatën Kushtetutese. Nëse Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit, nuk e konsideron të perfunduar hetimin pas Opinionit Perfundimtar të Komisionit të Venecias dhe dërgon ne Kuvend raportin për shkarkimin e presidentit dhe Kuvendi e miraton atë, Gjykata Kushtetutese sapo të plotesoi korumin për të marrë vendime, do ta rrezojë atë vendim. Komentet e Kryetarit të Komisionit te Ligjeve janë dëshpëruese, aspak profesionale dhe pasqyrojnë mentalitetin e vjetër të Partise Shtet. Le ta kalojnë dështimin me humor. Presidenti i Republikës e fitoi “bastin” me ta.

Parlamenti Evropian nga ana tjetër kreu një votim, të paprecedentë në aktivitetin e tij, ku u zyrtarizua rezoluta me 15 kushtet ndaj Shqipërisë, për nisjen e negociatave me BE. Si e gjykoni këtë vendimmarrje të PE?

Nuk është rastësi që Parlamenti Europian miratoi një amendament me 15 kushte që duhet të plotesojë Shqipeëria, para Konferenceës Ndeërqevertare. Opinioni Perfunduar i Komisionit të Venecias ka bindur edhe institucionet ndërkombëtare që kanë mbështetur pushtetin ekzekutiv në Shqipëri , se qeverisja ka mjaft probleme. Në Shqipëri mungojnë Gjykata Kushtetutese dhe Gjykata e Lartë. Jane cenuar standardet e zgjedhjeve parlamentare ne disa zona të pasqyruara në dosjet hetimore 184 &339, zgjedhjet vendore të qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me dekretin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, dhe në zgjedhjet vendore, sipas raportit te OSBE & ODIHR kanë konkuruar subjekte politike, që nuk jane shpallur me vendim gjykate subjekte elektorale.

Prandaj Parlamenti Europian e ka një nga kushtet plotesimin e Gjykatës Kushtetutese e cila duhet të legjitimoi me vendim zgjedhjet vendore. Kushtet e Parlamentit Europian nuk pranohen nga maxhoranca dhe sidomos kryeministri i Shqipërisë. Ai ka “bindje”, se nuk ka kushte, por dëshira të atyre që dëshirojnë të pengojnë integrimin e Shqipërisë, duke hedhur hije dyshimi për gjendjen psikoligjike pas “shokut pandemik”. Vendimet e institucioneve ndërkombëtare kanë ardh shkallë shkallë, sipas teorisë së njohjes Kantike, nga e njohura te e panjohura. Pazllat e njohjes u plotësuan me Vendimin e Parlamentit Europian si institucion që kryen funksionet legjislative të Europës së Bashkuar. Vendimi është i pa apelueshem dhe nuk duhet humbur kohë me dilemat “e pranojmë, se pranojmë”. Kushtet janë dëshpëruese per maxhorancën, por jetike per rikthimin e normalitetit demokratik për shqiptarët.

Po ashtu në Komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputetët ngritën një sërë shqetësimesh për Shqipërinë, duke nisur nga mos ndëshkimi i krimit zgjehdor me rastet në Shijak e Dibër e deri te problemet me ligjet për median. Si e komentoni këtë qëndrim të ashpër të europarlamentarëve? Marrë se bashku kjo me apelet e forta të Budestagut, a gjykoni se ka një klimë në rritje të presionit ndërkombetar mbi Qeverinë?

Mendoj se tani institucionet e BE janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Fakti që edhe Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian u mor edhe me rrëzimin e Teatrit Kombetar dhe Ligjin që censuron lirine e medias, bind edhe militantët partiak ne Shqiperi, se nuk mund të tolerohen me cenimi i kollonave të qeverisjes së një vendi i japin portretin e shtetit sociale të së drejtës. Normaliteti demokratike kushtetues dhe institucional rikthehet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira e demokratike për parlamentin e Shqipërisë dhe të zgjedhjeve vendore, të cilat sipas grupit parlamentare maxhoritar në Gjermani, duhet të zhvillohen në një ditë. Le të besojme, se Opinioni Përfunduar i Komisionit të Venecias, dhe Amendamenti i Parlamentit Europian, kanë “trokitur” në hipofizën dhe hipotalamusin e politikanëve me gjendje të rëndë, nga “tymi dehës” i lëndës çudibërëse që kultivohet masivisht në Shqipëri.

Palët mundën të arrinin më në fund konsensusin në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Me aq sa arriti opozita, sa sipas jush janë minimizuar shanset për tjetërsimin e votës në zgjedhjet e ardhshme sic ndodhi rëndom në 2015-ën dhe 2017-ën?

Këshilli politik realisht e delegjitimoi si Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Kuvendin e Sajuar. Marrëveshja e firmosur në Selinë e Ambasadores Kim ende nuk është miratuar nga Kuvendi. Kuptohet dëshpërimi i dy palëve, i maxhorancës dhe asaj që u emërtua si opozita institucionale. Përderisa asgjë nuk ka kaluar për t’u votuar në Kuvend, sipas platformës së Këshillit Politik, mendoj se nuk ka arsye të shprehet entusiazëm. Por shpresë duhet patur. Si garanci mund të konsiderohet pëlqimi marrëveshjes edhe nga Sekretari i Departmentit Amerikan të Shtetit Pompeo dhe vendosmëria e Ambasadores së SHBA Yuri Kim. Nëse votat nuk do numërohen nga militantët partiak, por në mënyrë elektronike, dhe përjashtohet nga procesi zgjedhor administrata shtetërore, premisat për zgjedhje të lira janë pozitive.

SHKARKO APP