Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Rama ka lajthitur shpeshherë, duke dalë kundër interesave kombëtare

Nga Elmaz Sherifi

“Avokat i kujt jeni ju kryeministër”?
Mund të ndodhë, që edhe kryeministri, mund të lajthisë ndonjëherë. Por, kryeministri i Shqipërisë, po lajthit shpesh herë, duke dalë kundër interesave kombëtare.
Fillimisht u vu në krah te Vuçiçit, për shkëmbimin e territoreve shqiptare, midis Serbisë dhe Kosovës. A ju kujtohet si shprehej? Për të qenë të saktë, le të jepen kronikat televizive, ku kryeministri i Shqipërisë i jepte të drejtë Presidentit të Serbisë Vuçiç, të mbronte të drejtat e Serbisë. Dhe Vuçiç ka ditur t’i mbroje dhe i mbron te drejtat e Serbisë. Por kryeministri ynë, perse bën avokatinë e Vuçiç ?
A nuk ishte edhe ai për ndryshimin e kufijve? O sot o kurrë deklaronte atëherë në një emision televiziv, në mbështetje të Presidentit Thaçi.
Koha lëvizi me shpejtësi. U vërtetua se projekti i ndryshimit te kufijve, nuk ishte i SHBA, si pretendonte kryeministri ynë. E deklaroi vetë ish-Këshilltari i Bolton. As Thaçi nuk është me kryetar i delegacionit.
Me statusin e kryetarit të OSBE, kryeministri ynë i dha te drejte edhe Misotakis për kufijtë detarë. E pabesueshme, si mund të marrë rolin e avokatit të kryeministrit të Greqisë, kryeministri i Shqipërisë!
Nuk ka marrëveshje, ligjëron avokati i Micotaqis? Po, perse edhe pas 8 vjetëve në pushtet, nuk e zgjidhi konfliktin avokati ynë, por i jep të drejtë Micotaqis ?
Vulën e avokatit kundër interesave kombëtare kryeministri ynë e vuri me deklaratën ne serbisht për të votuar partinë e Gjukanoviç edhe shqiptarët !
Marri e madhe e kryetarit të OSBE! Doli hapur, kundër interesave kombëtare dhe kundër parimit të mosndërhyrjes në procesin zgjedhor.
Shqiptarët e Malit të Zi u befasuan nga deklarata e tij. Një nga drejtuesit e një koalicioni, Muhamed Zenka denoncoi mbrëmë në një emision televiziv ndërhyrjet kërcënuese te foshnjarakut që kryen funksionin e ministrit të jashtëm.
Fatmirësisht shqiptaret e Malit te Zi nuk ia varën këshillës së avokatit të Gjukanoviç, dhe fituan dy deputetë e ndikuan që të mos fitojë shumicën absolute, për të bërë qeveri partia e Gjukanoviç.
Avokat, mision të vështirë ke marrë, dhe mrekullisht, po dështon në çdo avokati!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?